
Përmbyllet ky sezon për Lara Colturin, një 2024-2025 i shkëlqyer me 3 podiume në Kupën e Botës dhe top 10-she në renditjen e përgjithshme në të dyja disiplinat teknike si në Sllallomin Gjigand ku renditet në vendin e 5-të edhe në kategorinë e Sllallomit, ku në renditjen e përgjithshme është në vendin e 10-të dhe për të mos harruar vetëm 18 vjeç, absolutisht më e reja e këtyre nivele ve në këtë edicion të Kupës së Botës të Skive Alpine.
Ndërkohë në klasifikimin përmbledhës të të gjitha disiplinave, lara renditet në vendin e 8-te. Një ëndërr e bërë realitet për skitë Shqiptare ku jemi midis më të mirëve të Botës jo rastësish. Sa për garën e djeshme, në Sun Valley të Amerikës përmbyllet sezoni me garen e fundit në Sllallom aty ku Lara u rendit e 11-ta, ndërkohë një ditë më parën kategorinë e Sllallomit Gjigand, skiatorja Kuq e Zi u rendit në vendin e pestë. Një sezon fantastik ky që askush nuk do ta imagjinonte me rezultatet që Lara dhe Shqipëria arritën duke mundur të ngjiten në disa raste në podiumin e trofeve duke lënë pas emra skiatorësh me shumë vite eksperiencë dhe emra shtetesh me shumëfish buxhete në sporti e skive, që për vendin tonë edhe pse në hapat e para të këtij niveli ndërkombëtarë, ka filluar me një vrull të madh.
“Ka qenë një sezon shumë intensive dhe jam shumë e kënaqur për rezultatet që arrita dhe ndjesitë që pata. Më kujtohet që një vit më parë isha gjendesha mes vendeve 22 apo 23, ndërsa tani kam arritur të sigurojë vendin e 15-të dhe më poshtë akoma. Jam shumë e kënaqur kemi punuar shumë mirë dhe për këtë dua të falënderoj të gjithë që më kanë qëndruar pranë. Tashmë ka ardhur radha për pak javë pushime për të rifilluar”, shprehet Lara Colturi.
Pas një sezoni të gjatë që filloi nga muaji tetor dhe deri tani në fund të marsit, sa i përket Kupës së Botës por në mes të tij edhe Botërori i muajit të shkuar, Lara së bashku me familjen e saj që janë njëkohësisht edhe skuadra e sajë, me babain dhe nënën trajnerë, duhet të pushojnë pasi ky do të jetë një vit edhe më i vështirë, ku përveçse Lara nuk është më një surprizë, do t’i duhet të debutojë nën ngjyrat kuqezi edhe në Olimpiadën dimërore, Milano-Cortina në janar-shkurt të vitit 2026.
Top Channel