Mario Përlleshaj kaloi për gjykim, 14-vjeçari që mbeti i plagosur: S’e përjetova mirë seancën, jam i gatshëm të dëshmoj në gjyq
27/03/2025 16:31
Pas përfundimit të seancës, djali tjetër i cili mbeti i plagosur me thikë, Luis Meçe foli për mediat.
Ai tha se është i gatshëm të dëshmojë në gjyq nëse do t’i kërkohet.
“Nuk e kam përjetuar mirë seancën, por dua të them se kërkojmë drejtësi. Jam gjithnjë i gatshëm të dëshmoj në gjyq nëse më kërkohet”, tha ai.
Top Channel