
Në Panairin Global të Turizmit që u zhvillua në Berlin, Shqipëria u shpall “Vend Nderi”.
14 milionë të huaj vizituan vendin tonë vitin e shkuar dhe shifrat parashikohen më të larta këtë vit. “Albania, all senses”, “Shqipëria, të gjitha ndjesitë“ është motoja e sezonit turiztik të këtij viti.
Enri Jahaj, nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve thotë: “Këtë sezon turistik, ne pretendojmë që si Vend Nderi në Berlin, të kemi rritje të cilësisë së turistëve, dhe shpresojmë që turistët dorështrënguar, ata më çanta shpine, pra më bukë me vete, të vijnë sa më pak, pasi kjo kategori nuk ndihmon në ecurinë e sektorit të turizmit. Dhe së dyti, institucionet shtetërore duhet të bëjnë sa më parë një kosto turisti, që neve të dimë sa i kushton shtetit shqiptar, një turist që hyn në çdo pikë doganore. Shteti shqiptar ofron mirëmbajtje në rrugë, infrastrukturë, pastrim.
Një turist vërtet paguan në një subjekt tregtar, por ky turist duhet të ketë një kosto të vetën. Që do të thotë, për shtetin shqiptar i përkthyer në nivel taksash, minus koston e këtij turisti, çfarë përfitohet. Kjo është ajo gjëja që ne tentojmë të mos e llogarisim. Por që për mua duhet nxjerrë sa më parë, sepse ne na pëlqen të themi sa persona hynë dhe jo sa kushtuan këta që hynë dhe sa përfitoi shteti shqiptar. P.sh. vërtët vjen na hynë 14 milionë turistë, por nga këta vetëm 30% fjetën nëpër Airbnb, dhe nëpër hotelet e vendit. Po të tjerët ku shkuan?”.
Top Channel