
Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin e saj në kualifikueset e Botërorit 2026 me një përballje shumë të vështirë sic është ajo me Anglinë në Wembley.
Trajneri Sylvinho në konferencën përpara kësaj ndeshjeje pasi pohoi se ka disa probleme në repartin e mbrojtjes theksoi se skuadrën e tij e pret një ndeshje e vështirë
Sylvinho-trajner i kombëtares: Do të jetë sfidë e vështirë, por dhe e këndshme. Është e vërtetë që nuk kemi shumë kohë për t’u përgatitur. E kemi diskutuar dhe mes trajnerësh në FIFA, sa e vështirë është. Mos harrojmë që kemi ndeshje dhe ndaj Andorrës. Do jetë e vështirë sepse nuk ka mjaftueshëm kohë. Kemi përdorur video, diskutime me lojtarët, ato vijnë të lodhur duke qenë se kanë sezone të gjata. Nesër do vendosim për titullarët.
Për sa i përket mënyrës së lojës që do të aplikojë, Sylvinho preferoi të mos ndalet shumë në këtë pikë, duke theksuar se do të tentohet diçka e veçantë
Sylvinho-trajner i kombëtares: Tuhel është një trajner i mirë, i ri dhe fitues me shumë energji. Nuk ka rëndësi si do luajmë. Ata janë ekip i fortë, me shumë cilësi fizike dhe teknike. Luajnë mirë 1 kundër 1. Do tentojmë për diçka të veçantë. Kemi punuar në aspektin difensiv dhe ofensiv. Ndeshja e parë është sfiduese dhe e vështirë.
Në ndeshjen me Anglinë do të rikthehet në fushë edhe kapiteni Berat Gjimshiti i cili tha se në skuadër atmosfera është shumë e mirë dhe se ndaj Anglisë skuadra do të japë gjithçka në fushë.
Berat Gjimshiti-futbollist i kombëtares: Besoj që një atmosferë shumë të mirë, frymë e re, se ka disa lojtarë që janë talente dhe e përmirësojnë ekipin, kanë dhënë gjithçka në stërvitje për të arritur diçka që se kanë bërë kurrë. Unë të them të drejtën, ëndrrat thonë që nuk janë të mundura, por disa dhe realizohen. Nuk jam nga ai tipi që fshihet që të thotë që jemi kombëtare më e vogël se Anglia, dhe do provojmë mundësitë dhe pse jo të japësh gjithçka në fushë dhe pse jo ta arrijmë atë. Forca e tyre dihet, nuk do të flasim për lojtarë individualisht i shikojmë çdo fundjavë në tv, jemi përgatitur mirë, trajneri na ka mësuar të japim gjithçka në fushë.
Ndeshja mes Anglisë dhe Shqipërisë do të luhet të mbrëmjen e së premtes në Wembley, ndërkohë që në 24 mars, kuqezinjtë do të presin Andorrën në Arenën kombëtare, dy ndeshje këto që do të keni mundësinë t’I ndiqni drejtpërdrejtë në platformën DigitAlb.
Top Channel