Sydney Sweeney në vorbullën e polemikave, sportistet revoltohen kundër aktores për një spot publicitar

14/09/2026 15:10

Revolta e sportisteve; sprintere, notare, gjimnaste, ragbistë…të gjitha janë kundër Sydney Sweeney për një publicitet për bastet sportive. Një protestë që u bë virale dhe gjithnjë e më shumë e përhapur mes kampioneve të të gjithë botës që akuzojnë aktoren amerikane për seksualizim të vajzave të sportit në bazë të paraqitjes së tyre dhe jo të sukseseve si profesioniste.

Sydney Sweeney që është në qendër të polemikave të shumta në SHBA edhe për çështje politike pas një spoti publicitar për jeans-e, është imazh në një spot ku ajo është krejtësisht e zhveshur dhe mbulon pjesët intime me objekte sportive.

E para që protestoi ishte gjimnastja amerikane Gracie Kramer që në rrjetet sociale postoi një imazh të saj duke u stërvitur të shoqëruar me frazën: ‘Nuk e di se çfarë po bënte Sydney Sweeney, por ja si duken vajzat e sportit’

Dhe protesta e saj u pasua nga të tjerat, siç ishte rasti i atletes angleze, Amy Hunt, 4 herë kampione evropiane, që mori pjesë në garën e 200 m në Budapest e cila në një video intervistë riktheu temën: ‘Sydney Sweeney, ja si duken vajzat e sportit-tha ajo në intervistën e saj pas garës për BBC Sport

Shumë sportitste të disiplinave të ndryshme kanë postuar në rrjetet sociale video të tyre duke garuar apo duke u stërvitur. Notarja australiane, 4 herë kampione olimpike, Ariarne Titmus e përkufizoi spotin publicitar në këtë mënyrë: ‘Nuk është vetëm një goditje në fytyre për çdo grua që i ka dedikuar jetën në perfeksionimin e artit të saj, por për çdo grua që i pëlqen sporti për atë që është në të vërtetë’.

 

Top Channel