
Protestë përpara gjykatës së Korçës nga përfaqësues të komunitetit rom dhe familjarë të Dritson Kurtit, 25 vjeçarit i cili u arrestua në shtator të vitit të kaluar pasi solli në jetë një vajzë me bashkëjetuesen e tij të mitur vetëm 13 vjeç.
Sot në gjykatë pritet të zhvillohet seanca e gjykimit paraprak për t’u vendosur që çështja të shkojë për gjykim themeli.
Me pankarta në duar ”Drejtësi për Dritson Kurtin”, protestuesit kërkojnë pushimin e çështjes ose ndryshimin e masës së sigurisë në detyrim paraqitje.
Gentian Serjani, avokati i Dritson Kurtit tha: Seanca u shty për shkak se Prokuroria ka kaluar nga Prokuroria e Korçën në Prokurorinë e Tiranës. Është fat i mirë për djalin në këtë rast për shkak se kjo prokurore është nga rastet e rralla që ndodh që një vepër të tillë e klasifikon në një dënim me mbi 25 vite.
Mund të themi që është pozitive që na ka ikur, ka dashur zoti që Dritsoni të shpëtojë nga një prokurore e tillë që kërkonte 25 vite dënim dhe shpresojmë që gjykata dhe prokuroria tjetër të kenë një qasje të paktën për të kuptuar si është kultura dhe tradita e komunitetit rom, ndërkohë që kemi programe për diversitetin kulturor etj, por e shohim që kur bëhet fjalë për vepra penale japin maksimumin e dënimit. Shpresoj që qoftë gjykata qoftë prokuroria të mos jetë me të njëjtin vullnet për një të ri i cili ka kryer “asgjë”, me një vepër penale që kërkon minimumi 25 vite dënim.”
“Sipas nesh është që duhet të pushohet si çështje pasi referuar edhe një nga elementët që ka të bëjë me çështjen, për elementin e “me dashje”, nuk ka patur asnjë lloj momenti një dakordësi nga ana e djalit për të shkuar me një vajzë të mitur pasi nuk dinte moshën. Moshën nuk e dinte ai, nuk e dinte vajza të djalit, nuk e dinin prindërit, sepse ata ishin njerëz të paarsimuar. Në këtë moment shohim që një nga elementët kryesorë të veprës penale, “mungesa e dashjes” do të thotë që nuk kemi një vepër penale. Për ne duhet të pushojë akuza ose në rastin tjetër nëse nuk do të pushojë akuza, duhet patjetër të kemi një rikualifikim të veprës penale. S’mund të kualifikohet me nenin 100 pika 2, me dënim 25 vite burg.”
Top Channel