
Policia e Kosovës po zhvillon një operacion policor, për të zbuluar rastet e kontrabandës së armëve dhe municioneve.
Aksioni po zhvillohet në 21 lokacione në këto dy komuna, si rezultat janë arrestuar 16 persona, me urdhër të prokurorit 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje si të dyshuar për veprat penale detyrim, kontrabandë me armë etj.
Gjatë kontrolleve janë gjetur armë e municion, sipas prokurorisë Themelore të Mitrovicës.
Në mesin e të arrestuarve është edhe një zyrtar policor i Zveçanit.
“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, të mbështetura nga njësi relevante policore dhe Inspektorati Policor i Kosovës, me datën 19.03.2025, pas hetimeve disa mujore, ka bërë realizimin e urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ku janë kontrolluar gjithsej 21 lokacione në Mitrovicë Jugu, Mitrovicë Veri, Vushtrri, Skenderaj dhe Leposaviq.
Nga ky operacion policor janë shoqëruar në Polici gjithsej 16 persona lidhur me dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘detyrim’ si dhe ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’.
Si dëshmi materiale gjatë kontrollit janë sekuestruar 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, fatrolla për armë dhe 1 DVR.
Pas intervistimit lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, 13 persona shkojnë në ndalim prej 48 orësh”, raportohet nga policia.
Top Channel