
Pasditen e sotme banorët e fshatrave të Kuçit, por dhe të disa fshatrave të tjerë që përshkon Lumi Shushica ( apo lumi i Vlorës) kanë kundërshtuar vijimin e punimeve për marrjen e ujit në burim dhe nëpërmjet sistemit të pompimit.
Banorët kanë larguar mjetet e rënda dhe mos lejimin e punimeve për hapjen e kanaleve dhe shtrimin e tubacioneve.
Prej më shumë se dy vitesh banorët e këtyre zonave kundërshtojnë marrjen e ujit nga “Buronjat e Kuçit” i cili më pas do të shkojë drejt zonës së bregdetit , Dhërmi dhe Palasë.
Protesta e banorëve nuk ka hasur në kundërshtim nga punonjësit e firmës të cilët kanë larguar dhe mjetet e rënda duke mos vijuar punimet. Banorët di ti nisin dhe një peticion bashkisë së Himarës për të kundërshtuar këto punime.
Top Channel