Ëngjëlli ja mbajti pëllëmbën fort bashkëshortes Florinës, sepse të dy burrë e grua, po drejtoheshin drejt gjykatës ku do të shikonin të akuzuarin qe ju vrau të birin.

Seanca paraprake u mbajt  këtu në gjykatën penale katër muaj nga vrasja e Martin Canit, një i mitur që ndiqte klasën e nëntë dhe që u qëllua për vdekje  gati 500 metra larg shkollës Fan Noli.

Për shkak se nën gjykim është një i mitur, 14 vjecari Mario Përleshaj ndaj të cilit rëndon akuza e rëndë e vrasjes në rrethana cilësuese, pritet që jo vetëm seanca paraprake, por edhe themeli të mbahen me dyer të mbyllura

Do të luftoj deri në fund, fëmija im humbi jetë në mënyrë tragjike në rrethana të menduara. Do të këmbëngul të dalë e drejta.

Seanca të bëhet e hapur, s’kemi çfarë mbajmë sekret. Seanca të zhvillohet me dyer të hapura, fëmija im të bëhet shembull për të tjerët, që kjo tragjedi të mos ndodh në familjet e tjera”, tha nëna e të ndjerit, Florina Cani.

Por seanca e parë paraprake dështoi sepse  mbrojtja e të plagosurit Luis Mecja edhe ai nën moshë nuk ishte njohur me aktet. Nga ana tjetër hetimet nuk janë mbyllur ende për stafin e shkollës, ku disa janë të dyshuar për shpërdorim detyre

Vrasja e Martinit ndodhi në 18 nëntor mbas një konflikti qe fëmija kishte patur tre ditë më parë me bashkëmoshatarin e tij Mario Përlleshaj. Hetimet tregojnë se ditën e ngjarjes nxënësit u përleshën sërisht dhe se në këtë sherr morën pjesë edhe fëmijë të tjerë. Një kamera sigurie shfaq Mario Përleshajn që largohet nga skena e krimit me një thikë në dorë

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta