FOTOT/ Seanca e fundit në Kuvend para shpalljes së listave, deputetët në dorë të kryetarëve për rikandidimin

10/03/2025 17:30

Seanca e sotme parlamentare është e fundit përpara 140 deputetët e Kuvendit të mësojnë fatin e tyre për katër vitet e ardhshme.

E mërkurë ora 12:00 në mbrëmje është afati i fundit i vendosur nga KQZ-ja që partitë politike dhe koalicionet të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë në 12 qarqet e vendit.

Siç duket edhe nga fotot e LSA-së, më shumë se sa në seancën parlamentare, deputetët duket se e kanë mendjen te listat, nëse do jenë apo jo në listë dhe nëse do jenë në listë, në cilën pjesë do të vendosen, në atë të hapurën apo të mbyllurën.

Më të relaksuar duken disa nga ministret që me gjasë do të jenë në pjesën e mbyllur të listës socialiste, ndërkohë që deputetët burra, nëse do të kandidojnë, do të jenë në pjesën e hapur.

FOTO GALERI
2/19

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta