Nis muaji i Ramazanit! Besimtarët mirëpresin muajin e sakrificës, rëndësia e përmbushjes së këtij obligimi

28/02/2025 20:03

Mbrëmjen e sotme me perëndimin e diellit filloi nata e parë e muajit të shenjtë të Ramazanit, ku të gjithë myslimanët e kanë një nga obligimet e mëdha agjërimin për të 30 ditët e këtij muaji duke u privuar nga ushqimi dhe çdo gjë tjetër ushqyese nga agimi i diellit deri në perëndimin e tij.

Muaji i Ramazanit konsiderohet si muaji i shenjtë pasi është shpallur edhe libri i shenjtë i Kuranit. Ndërkohë për rëndësinë e përmbushjes së këtij obligimi, dhe mënyrës hoxhë Ahmet Kalaja, i xhamisë Dine Hoxha, na tregon më tepër.

Ndiqni videon: 

Muaji Ramazanit brenda tij ka edhe natën e madhe të Kadrit e cila është pjesë e pacaktuar e 1o-ditëshit të fundit të këtij muaji i cili më pas do të kulmojë me Bajramin e Madh më 29 mars që është edhe pika kulmore i përfundimit të sakrificës për të festuar një rifillim të ri më të mirë dhe më të pastruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA