Babë e bir në të njëjtën betejë, historia frymëzuese e Egis Marës dhe sfidat me sport kundër autizmit

18/07/2026 12:47

Mes peshave të rënda dhe vështirësive të përditshme, Egis Mara po ndërton një histori të veçantë. 20-vjeçari nga Durrësi, i diagnostikuar me çrregullim të spektrit autik ka gjetur te powerlifting një mënyrë për të fituar më shumë qetësi dhe vetëbesim.

Pranë tij në çdo hap është i ati, Spartaku, i cili asht dhe trajner i tij.

Spartak Mara, prind dhe trajner shprehet se “Për t’u kujdesur për një fëmijë me autizëm nevojitet durim, përkushtim dhe shumë forcë. Spartaku thotë se ai dhe bashkëshortja kanë mësuar të ruajnë qetësinë në çdo situatë”.

Sporti ka sjellë ndryshime të dukshme në jetën e Egisit. Ai menaxhon më mirë emocionet, ka më shumë vetëkontroll, fle dhe ushqehet më mirë. Familja thotë se këtë rrugëtim sfidues jete po e përballon kryesisht e vetme, ndërsa falënderon drejtuesin e palestrës që i hapi dyert dhe i dha mundësinë Egisit të marrë pjesë edhe në aktivitete sportive jashtë vendit.

Edhe pse nuk komunikon me fjalë, Egisi arrin ta shprehë dëshirën e tij. “Unë dua të fitoj”, shprehet ai.

Për Spartakun, suksesi më i madh nuk matet me rezultatet sportive, është çdo ditë kur Egisi bëhet më i qetë dhe më i sigurt, duke dëshmuar se përkushtimi i familjes dhe sporti mund t’i bëjnë sfidat më të përballueshme.

 

Top Channel