
Rektori i UBT, Fatbardh Sallaku zgjodhi që fjalën e tij mbi masat e SPAK për 24 punonjës të universitetit ta mbajë në grupin parlamentar të PS, kjo për një arsye, të dëgjohej nga të gjithë pa u censuruar nga askush.
Sallaku u shpreh qartësisht se nuk i komenton veprimet e drejtësisë, dhe ka besim që do të zhvillohet një proces i drejtë që do të zbardhë të vërtetën.
“Do doja të sqaronim dy pozicione. Nuk mbroj asnjë person i cili mund të ketë abuzuar. Kam besim që Universiteti Bujqësor jo vetëm do ringrihet, siç kemi pasur sfida gjithmonë. Jemi ngritur në vitet kur Universiteti Bujqësor u shkatërrua dhe në vitet kur nuk donte të studionte askush në Universitetin Bujqësor. Tani jemi futur në rrugën që arsimi i lartë duhet të funksionoj në Shqipëri. Ajo që po bëjmë me universitetin e Bokus është një rikonstruktimi total.
Unë jam këtu për t’ju garantuar se Universiteti Bujqësor i ka të gjitha kapacitetet dhe vlerat, dhe ju e konfirmoni që Shqipëria është me fat që ka një Univeristet Bujqësor. Ne kemi nevojë për mbështetjen dhe fjalë të mirë. Bujqësia boll është e presektuar nga imazhi dhe hezitimi i të rinjve. Qasja që po bëjmë me universitetin e Bokus në Vienë përbën një reformë të transformimit. Deri dje mund të dukeshin ëndrra por sot janë realitet sepse kemi filluar punë dhe në mars kemi misionin e radhës të ekipit. Do doja shumë që debati të përqendrohej në këtë aspekt.
Të fokusohemi këtu, Universiteti nuk është i imi por i gjithë Shqipërisë. Ligji për arsimin e lartë ndan shumë mirë anën administrative me akademike. Rektori me stafin e mbaron punën e vet deri në dërgimin në senat”-u shpreh Fatbardh Sallaku.
Top Channel