“Vendi i sulmuar duhet të jetë pjesë e negociatave të paqes”/ Reagimi i Merz në 3-vjetorin e luftës në Ukrainë

24/02/2025 08:32

Friedrich Merz, që ka grumbulluar shumicën e votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani, ka theksuar mbështetjen për Ukrainën në 3-vjetorin e luftës.

Tre vjet luftë në Evropë. Për tre vjet, ne jemi shoqëruar nga imazhet e tmerrshme të shkatërrimit dhe krimeve të luftës”, shkroi Merz, në një postim në platformën “X”.

Evropa mbetet e vendosur në anën e Ukrainës, shtoi ai.

Tani më shumë se kurrë, ne duhet ta vendosim Ukrainën në një pozicion të fortë. Për një paqe të drejtë, vendi i sulmuar duhet të jetë pjesë e negociatave të paqes”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA