Irani reagon pas bisedimeve me SHBA-në në Doha: U arrit marrëveshje për një mekanizëm monitorimi të armëpushimit dhe shkrirjen e aseteve iraniane
Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodriguez, shpalli shtatë ditë zie kombëtare, një javë pasi dy tërmete të fuqishme, me magnitudë 7.2 dhe 7.5, vranë mijëra persona.
“Shpirti i Venezuelës është shkatërruar nga jetët e humbura në këto tërmete shkatërruese”, tha Delcy Rodriguez në një mesazh të ndarë në Telegram.
ÚLTIMA HORA | Delcy Rodríguez decreta siete días de Duelo Nacional por víctimas de terremotos en Venezuela.
“En estos momentos de profunda tristeza, abrazamos a quienes sufren esta tragedia y reafirmamos nuestro compromiso de acompañarlos y protegerlos”. https://t.co/rZwfJUebIm pic.twitter.com/Yt6pi07hg4
— AlbertoRodNews (@AlbertoRodNews) July 1, 2026
“Si një homazh për kujtimin e viktimave, kam vendosur të shpall shtatë ditë zie kombëtare duke filluar nga sot”, njoftoi ajo.
Kujtojmë se dy tërmetet e goditën Venezuelën javën e kaluar, një 7.2 dhe tjetri 7.5 ballë, duke shkaktuar mijëra viktima. Autoritetet lajmëruan se më shumë se 50 mijë persona ishin shpallur në kërkim dhe se pritej që numri i të vdekurve të ishte më i lartë.
Top Channel