
Rasti i famshëm i përpjekjes për të shantazhuar familjen e Michael Schumacher vazhdon të gjenerojë lajme.
Lajmi i fundit lidhet me Corinnan, bashkëshorte e shtatë herë kampionit të botës në Formula 1. Partnerja e 7 herë kampionit të botës së Formulës 1 ka kritikuar ashpër dënimin e dhënë ndaj ish-truprojës së tyre, Markus Fritsche, duke e cilësuar atë si tepër “të butë” për njeriun që ajo e konsideron si trurin pas komplotit, i cili i bëri të kalonin ditë të gjata ankthi dhe shqetësimi.
Së fundmi, të tre të akuzuarit morën dënimet e tyre në një gjyq të mbajtur në Gjykatën Administrative të Wuppertalit. Ata u dënuan për shkak se kërcënuan me publikimin e fotove dhe videove të ish-pilotit gjerman, përpjekja për shantazh përfshinte kërkesën për 15 milionë euro. Tre personat e përfshirë në shantazh ishin: Yilmaz Tozturkan (53 vjeç), një portier klubi nate, u dënua me tre vjet burg. Daniel Lins (30 vjeç), djali i tij, i cili mori një dënim më të lehtë dhe është në lirim me kusht për gjashtë muaj dhe Markus Fritsche (53 vjeç), ish-truprojë e Schumacherit, i cili gjithashtu është në lirim me kusht për dy vjet.
Michael Schumacher nuk është parë më në publik që nga aksidenti i rëndë me ski që pësoi në dhjetor të vitit 2013, në pistën e skijimit Méribel, në Alpe.
Top Channel