
Charles Leclerc ishte i pari që zbriti në pistë makinën e re Ferrari të këtij sezoni, SF-25 duke bërë debutimin në pistë të makinës njëvendëshe me të cilën ai dhe Lewis Hamilton po përgatiten të përballen me Kampionatin Botëror që fillon në më pak se një muaj në Australi.
Një ditë me mjegull, asfalti me gjasë larg kushteve ideale, temperatura pak mbi zero dhe tashmë shumë tifozë në pozicionet klasike pas gardheve rrethuese të pistës private të skuadrës italiane. Leclerc përshëndeti turmën menjëherë pasi doli nga garazhi, më pas filloi testet e para.
I pranishëm në boksin e pistës private të Ferrarit ishte edhe presidenti i kompanisë dhe skuadrës, Ferrarit, John Elkann, i cili u ul direkt në pistë me helikopter.
Top Channel