“Rrezikohen të mbahen zgjedhjet”, Karamuço: SPAK ka gati arrestime të reja të politikanëve para 11 majit

18/02/2025 07:34

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka paralajmëruar në “Top Story” se arrestimet nga SPAK do të vijojnë edhe para zgjedhjeve të 11 majit,

Ai u shpreh se në këto kushte, mund të rrezikohet edhe mbajtja e zgjedhjeve.

Duam apo nuk duam SPAK futet në ndikim politik drejt një fushate zgjedhore që po vjen më 11 maj. Edhe përpara 11 majit do të vijojnë arrestimet. Kjo është një debat që ka bërë SHBA-në, për Trump që vazhdoi fushatën ndërkohë që ishte nën hetim. Ua tha ju po më pengoni që të të kandidoj.

Kjo është e njëjta histori në Shqipëri që do të çojë në një zgrip dhe 11 majit nëse vazhdohet kështu.

Gjasat janë që do të ketë edhe arrestime të tjera të nivelit të lartë. Po vazhdohet këtu, doli fakte, do kërkoj masë urgjentisht. Ky është një debat që shtrihet edhe në kontekstin politik. Shihet edhe si një element për garën zgjedhore”-u shpreh Karamuço në Top Story.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA