Berisha tha se do shkrijë SPAK nëse vjen në pushtet, Kryemadhi pasi doli nga Prokuroria e Posaçme: Ky institucion ka dështuar, po bën luftë politike 

17/02/2025 12:13

Monika Kryemadhi ishte sot në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë ndaj saj.

E pyetur ngas gazetarja e Top Channel Anila Hoxha nëse dhe ajo mendon si Sali Berisha se SPAK duhet të shkrihet, dhe se nëse do të vijë në pushtet do ta bëjë, Kryemadhi u shpreh: Të jemi të sinqertë, po të them tani duhej të shkrihet SPAK do thonë që është për shkak të problemeve të veta që ka.

Por çdo institucion kur kthehet në vegël shantazhimi dhe linçimi ndaj politikanëve e kryesisht ndaj opozitës, ka dështuar. SPAK nuk është krijuar për luftë politike, por për strukturat kriminale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA