Dhunuan jashtë shërbimit policin, bien në pranga dy vëllezër në Pogradec

14/02/2025 15:37

Dy vëllezër kanë rënë në pranga pasi kërcënuan dhe dhunuan fizikisht punonjësin e policisë I cili ishte jashtë shërbimit.

Pas marrjes së njoftimit se një punonjës policie jashtë shërbimit është kërcënuar dhe dhunuar nga dy vëllezër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve D. M., 30 vjeç, dhe E. M., 35 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Buçimas Pogradec.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA