Kreditë po paguhen në kohë/ 4.17% e huave nuk janë shlyer, vlera më e ulët në dekadën e fundit

13/02/2025 12:26

Jo më me vonesa të tejzgjatura apo edhe të mbartura ndër vite. Qytetarët po tregohen më të rregullt në pagesën e kësteve të kredive.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se raporti i huave me probleme në 2024 ra në 4.17% nga 4.7%. E përkthyer në vlerë monetare, nga 35.3 miliardë lekë në 34.8 miliardë lekë.(grafik)

“Më shumë se 1 dekadë që nuk kemi patur një pritshmëri të tillë për rënien e nivelit. Që do të thotë është rritur përgjegjësia e qytetarëve për të paguar këstet e tyre sipas kushteve, kontratës, afateve në kreditë e tyre hipotekore dhe jo vetëm”, tha Eriola Hoxha-eksperte ekonomie.

Për të shmangur mundësinë e rikthimit të vlerave në rritje të kredive me probleme, 11 bankat në vend u treguan më të kujdesshme në dhënien e tyre. Kryesisht për individët dhe bizneset në sektorin që kërkojnë hua për blerjen e pasurive të paluajtshme.

“Janë bankat e nivelit të dytë që kanë rritur nivelin e kërkesës kushtet për dhënien e kredive. Kjo i bën qytetarët të jenë më të përgjegjshëm në mënyrë që kur lënë pronat e tyre kolateral i çon drejt frikës së humbjes së pronave të tyre që shërbejnë për këtë punë”.

Nisur dhe nga ecuria pozitive e shlyerjeve të pagesave, Banka e Shqipërisë për tremujorin e parë të 2025 parashikon një lehtësim të standardeve të kredimit si për individët por dhe biznesin e vogël e të mesëm.

ECURIA E KREDIVE ME PROBLEME/ (Burimi: Banka e Shqipërisë)

Dhjetor 2023 4.74%
Dhjetor 2024 4.17% -0.57%

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA