Hashim Thaci dhe ish-drejtues të tjerë të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi e bashkëluftëtarët tjerë, kanë votuar që të shtunën për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Lajmi është konfirmuar për mediat në Prishtinë nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili pohoi se ata e kanë ushtruar tashmë të drejtën e tyre kushtetuese sipas procedurave dhe akteve nënligjore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Mund t’ju konfirmoj se shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas procedurave në fuqi”, ka theksuar Elezi.
Për zgjedhjet në Kosovë, në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.
Top Channel