![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Image-2025-02-08-at-20.21.23-800x450.jpeg)
Policia greke arrestoi pasditen e djeshme një nga dy autorët, lidhur me grabitjen e një punonjësi karburanti.
Dy grabitësit kanë kërcënuar dhe rrahur punonjësin e karburantit në zonën e Stavroupolit në Selanik, për t’i vjedhur të gjitha paratë që kishte, në orët e mëngjesit të ditës së djeshme.
Megjithatë, një nga dy autorët që grabitën punonjësin në zonën e Stavroupoli, në perëndim të Selanikut ka rënë në prangat e policisë. Sipas burimeve të Policisë greke bëhet fjalë për një 31-vjeçar me origjinë shqiptare.
Gjithashtu, po vijojnë hetimet dhe po punohet për gjetjen e bashkëpunëtorit të tij 26-vjeçar, gjithashtu me kombësi shqiptare.
Sipas burimeve policore, i arrestuari ka qenë edhe më herët me precedentë penalë për vepra të ndryshme si grabitje e drogë.
Top Channel