Rritet numri i palestinezëve të vdekurve në Gaza, Hamasi: Janë gjetur trupa të pajetë në rrënoja

06/02/2025 13:29

Edhe pse armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit është arritur, numri i të vdekurve në Gaza vijon të rritet.

Ministria e Shëndetësisë e qeverisë së Hamasit në Rripin e Gazës njoftoi sot se numri i viktimave ka shkuar në 47,583 të vdekurve që nga fillimi i luftës që përkon me datën 7 tetor 2023.

Ministria sqaron se trupa të pajetë janë zbuluar në rrënoja pas marrëveshjes së armëpushimit. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 31 vdekje të tjera, ndërsa theksohet se numri total i të plagosurve ka shkuar në 111,633.

Kujtojmë se pak ditë më parë presidenti amerikan ka propozuar planin e tij për zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA