VIDEO/ Hysaj bën protagonistin te Lazio, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare shkëlqen me asist në Serie A

03/02/2025 22:40

Elseid Hysaj duket se është rikthyer për të bërë dhe njëherë protagonistin te Lazio, edhe pse gjysmën e parë të sezonit e kaloi pjesën më të madhe në tribunë.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare e nisi takimin kundër Cagliarit në transfertë si titullar dhe bëri një paraqitje të shkëlqyer në fushën e blertë.

Në minutën e 41’ të takimit, 31-vjeçari shqiptar bëri protagonistin, duke dhënë një asist për Zaccagnin, i cili kaloi në avantazh bardhekaltrit.

Më pas, në pjesën e dytë, Hysaj la fushën e lojës, duke u vlerësuar me notën 7.4 në sfidën që lazio fitoi 1-2 dhe duke i dhënë sinjale Sylvinhos se është gati për ndeshjet e marsit me Anglinë dhe Andorrën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA