Shefja e diplomacisë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se normalizimi i plotë i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është “rruga e vetme” që këto shtete t’i bashkohen bllokut.

Në një postim në Twitter, Kallas, e cila është ndërmjetëse e dialogut, ka mirëpritur emërimin e Peter Sorensenit në postin e të dërguarit të posaçëm të bllokut për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Edhe në të kaluarën, BE-ja ka thënë se rruga e palëve drejt bllokut është e kushtëzuar me normalizimin e raporteve.Sorensen ka nisur mandatin e tij më 1 shkurt, pasi mori konfirmimin nga ministrat e Jashtëm të BE-së dhe ambasadorët.

Ai në këtë post do të zëvendësojë Mirosllav Lajçakun.

“Faleminderit Mirosllav Lajçak për përpjekjet tuaja. Puna e bërë do të shërbejë si bazë për riangazhim”, ka shkruar Kallas në X.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA