Ambasadori shqiptar në Maqedoninë e Veriut takon Shaip Kamberin: Theksuam rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit

30/01/2025 10:14

Ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani, është takuar me ambasadorin nga Presheva, Shaip Kamberi.

“Kënaqësi të bashkëbisedoja në Shkup me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, SH.T. Denion Meidani”, u shpreh Kamberi.

Ndërkohë, Meidani, përmes një shkrimi në “Facebook”, tha se biseduan për zhvillimet e fundit dhe sfidat aktuale.

Ishte kënaqësi të mirëprisja në ambasadë në një takim miqësor deputetin e Partisë për Veprim Demokratik, z. Shaip Kamberin, të vetmin përfaqësues shqiptar në Asamblenë Kombëtare të Serbisë. Gjatë bisedës shkëmbyem mendime mbi zhvillimet më të fundit dhe sfidat aktuale, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit. Një diskutim i hapur mbi çështje me rëndësi për të ardhmen”.

Denion Meidani ka zhvilluar vazhdimisht takime me personalitete nga politika, ekonomia dhe kultura në Maqedoninë e Veriut, duke kontribuar në unifikimin e faktorit shqiptar në rajon.

Ambasadori shqiptar në Shkup është djali i ish-Presidentit Rexhep Meidani, që luajti një rol të rëndësishëm për çlirimin e Kosovës dhe arritjen e paqes në Maqedoninë e Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA