Programi 100 fshatrat ofroi lehtësi fiskale si taksa e fjetjes 6%, mbulim të financimit në masën deri në 70% për bujtinat.
Ngërçi i parë nis me investimet madhore që kërkonin që fermeri të kishte shumën e plotë.
‘Problemi tjetër është që ky kërkon të investosh 100% sipas projektit dhe pastaj të jepet granti, pra a mund të ketë banor që të investojnë 100- deri në 500 mijë euro dhe pastaj ti rimarrin?’ u shpreh Zak Topuzi,
Ky program parashikonte që deri në vitin 2020 të mbështetëse 27 agroturizme të reja dhe 150 bujtina me qëllim krijimin e një “marke” të veçantë të agroturizmit në Shqipëri. Mbështetje synohej tu ofrohej edhe e fermave dhe staneve blegtorale për qëllime të veprimtarisë së agroturizmit dhe turizmit rural.
‘U abuzua me këtë dhe përfituan ata që kishin mundësi financiare dhe përfituan ata që kishin lidhje me politikën apo oligarkët’ u shpreh Zak Topuzi, Kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit
Vetë Ministria e Bujqësisë i vuri në dispozicion Inside Story një listë me vetëm 17 agroturizme të mbështetura me një vlerë prej 89 mln lekësh. Kjo Ministri bën me dije se investimet kanë të bëjnë me ndërtime, rikonstruksion, mobilim për bujtina nga 6-10 dhoma, makineri dhe pajisje për agroturizmin.
‘Disa subjekte janë në vështirësi financiare pasi ka përfunduar investimin dhe nuk arritën të marrin investimin për të cilin aplikuan, sepse fondet e AZHBR u bllokuan, pra kombinimi i 4 ministrive dhe disa institucioneve e bëri të pamundur menaxhimin real të këtyre investimeve’ u shpreh Zak Topuzi, kreu i shoqatës së Hoteleri Turizëm
‘Një qeveri e zgjuar ndërton mekanizmat ligjorë dhe financiarë të cilat të bashkohen me ato të bashkive dhe secila bashki piketon si do ta zhvillojë. p.sh për një mandat do ët zhvillojë dy fshatra dhe kjo i jep më tepër pronësi këshillit bashkiak dhe banorëve lokalë’
Pavarësisht situatës të monitoruar në terren, Fondi shqiptar i Zhvillimit programi ka dhënë disa rezultate pozitive deri më tani. Fondi rendit si arritje reduktimin e kohës së udhëtimit me rreth 60%, kostot e transportit me 30 % si pasojë e përmirësimit të infrastrukturës; rritjen e numrit të vizitorëve me 30% gjë e cila sipas FSHZH ka dyfishuar të ardhurat nga turizmi.
Top Channel