Saga gjakatare e Rrëshenit/ Spiralja e hakmarrjes, “Inside Story” sjell konfliktet që fshihen pas vrasjes së Kristjan Bardhit

22/01/2025 12:11

Një javë më parë, në Vlorë u ekzekutua në një atentat mafioz 30-vjeçari Kristian Bardhi alias Marku, një ngjarje që shënon kapitullin e radhës të hasmërisë mes disa fiseve të forta nga Rrësheni.

Në puntatën e kësaj të mërkure, programi Inside Story do të sjellë një investigim të zgjeruar me konfliktet mes 4 fiseve nga komuniteti i vogël në Veri të vendit të mbërthyera nga një spirale hakmarrje.

Nga ngjarjet e dyshuara kriminale që skeduan viktimën e fundit në kartelat e policisë, tek atentatet në seri.

Si përzihen konfliktet për bizneset e pista me gjakmarrjen.

A janë atentatet mes familjeve të forta të Rrëshenit pjesë e të njëjtit serial apo janë konflikte të ndryshme?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA