Reforma në drejtësi, Inside Story heton bilancin e dekadës: Paga në debat, qytetarët presin drejtësi

23/09/2026 15:28

Përplasja frontale mes qeverisë dhe sistemit të drejtësisë, për pagat e magjistratëve, ka lënë në hije atë që do të duhej të ishte në qendër të debateve, cilat janë rezultatet e reformës së drejtësisë 1 dekadë më pas?

Në hulumtimin e kësaj të mërkure, programi ‘Inside Story’ sjell një analizë të plotë të debatit kushtetues mbi pagat dhe situatën në sistemin e drejtësisë.

Nga debati institucional, investigimi zbret tek përvojat reale të qytetarëve në drejtësinë e re: zvarritjet me dekada në sallat e gjyqit, mohimi i aksesit për drejtësi, paraburgimet drastike dhe vdekjet në qeli.

Procese që zgjasin me dekada, derisa palët në gjyq kanë ndërruar jetë, duke e humbur totalisht vlerën e një drejtësie që kthehet në padrejtësi…

Rrëfime tronditëse, të cilat zbulojnë qytetarë që janë mbajtur në burg për vite me radhë, edhe pse kanë rezultuar të pafajshëm…

Top Channel