Projekti i Kushner për Sazanin/ Statusi i investitorit strategjik për 10 vite, municionet në ishull i pastron Shqipëria

17/01/2025 12:25

Statusi i investitorit strategjik, kompanisë së Jared Kushnerit i është dhënë për një periudhën 10-vjeçare.

Forma e pjesëmarrjes së shtetit në këtë investim do të realizohet përmes krijimit të një entiteti të përbashkët ligjor.

Qeveria shqiptare, siç pohoi dhe vetë, do të punojë me partnerët amerikanë për ta pastruar zonën nga çdo municion i mundshëm i mbetur nën tokë dhe për të adresuar çdo shqetësim tjetër mjedisor dhe ligjor para se projekti të vazhdojë.

Shqipëria tha se ka të drejtën të revokojë vendimin, në varësi të negociatave përfundimtare të projektit. Po ashtu, shtetit shqiptar, i është dhënë edhe opsioni i daljes nga ky investim.

Projekti i investimit do të ndahet në tri faza, por në vendimin e publikuar nuk jepen detaje se çfarë përfshin secila prej tyre. Marsin e vitit 2024, Kushner, siç kujton REL, kishte publikuar në rrjetet sociale dizajnet e mundshme të investimeve të firmës së tij në Shqipëri.

Kushner kishte deklaruar se synon ta shndërrojë ishullin më të madh të Shqipërisë, në një destinacion luksoz për turistët.

Sazani është kryesisht i braktisur dhe aktualisht është bazë ushtarake dhe gjysmë i hapur për publikun, ndërsa prej dekadash ka qenë i rrethuar me mister.

Ideja se një ishull i fortifikuar i epokës komuniste në brigjet e Shqipërisë mund të kthehet tani një vendpushim luksoz, sipas planeve të dhëndrit të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, duket se ngjall mjaft kërshëri.

Kushner ka deklaruar se dëshiron të ndërtojë disa hotele dhe qindra vila në zonën bregdetare të Zvërnecit, në Vlorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA