Pengesat e marrëveshjes/ Analistët shqyrtojnë se çfarë mund ta shtyjë zbatimin e marrëveshjes

17/01/2025 17:04

Zbatimi i marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit për armëpushimin në Gaza pritet që të përballet me pengesa.

Dhe janë disa pika që analistët politikë ndërkombëtarë përmendin: Kështu anëtarët e ekstremit të djathtë në qeverisë izraelite, të udhëhequr nga ministri i sigurisë kombëtare Itamar Ben-Gvir, kanë kërcënuar se do të japin dorëheqjen për kushtet e marrëveshjes.

Deri më tani nuk e kanë tërhequr këtë kërcënim. Ekziston një pengesë e mundshme logjistike sa i përket Shabatit, që nuk lejon të punohet të shtunën, dita vendimtare përpara se marrëveshja të hyjë në fuqi. Kjo pengesë mund të kapërcehet, nëse është e nevojshme, nga një përjashtim fetar i disponueshëm në ligjin hebre që lejon thyerjen e Shabatit të së shtunës për të shpëtuar një jetë njerëzore. Një tjetër pengese mund të vijë nga afati 48-orësh që garanton ligji izraelit, sipas së cilit çdokush mund të kundërshtojë lirimin e të burgosurve specifikë palestinezë në këmbim të pengjeve.

Periudha 48-orëshe, e cila fillon me publikimin e emrave të të burgosurve palestinezë, thuhet se mund të shkurtohet përmes gjykatave. Pengesat më të rëndësishme mund të vijnë pas fazës së parë të marrëveshjes. Lirimi i pengjeve në grupe të vogla gjatë gjashtë javëve mund të jetë një proces që mund të ndalojë në çdo moment, nëse secila palë vendos moszbatimin e marrëveshjes. Koalicioni i brishtë politik i Netanyahut gjithashtu mund të rrëzohet dhe si pasojë të sjellë prishjen e marrëveshjes së dakordësuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA