Senatori socialistëve deputeti Erion Braçe, i cili mbikëqyr aktivitetin partiak të PS në Divjakë në qarkun e Fierit që drejtohet nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, me gjasë do të zhvendoset gjatë kësaj fushate elektorale në Tiranë.

Brenda PS ka nisur të qarkullojnë informacione se Erion Brace mund të vijë si një forcë shtesë në formacionin e skuadrës së Tiranës.

Nuk përjashtohet mundësia edhe e vajtjes së tij në Berat atje ku edhe nisi karrierën politike.

Burime nga PS thanë për Top Channel se “nëse Rama do të vendosë të t’i besojë Erion Braçes Njësinë 5 e njohur si “Stalingradi” i socialistëve në kryeqytet, atëherë mund të kemi çuarjen e Delina Ibrahimajt për t’u kujdesur për zonën e Farkës”.

Vetë Erion Brace ditët e fundit nuk ka bërë asnjë koment për një lëvizje të mundshme nga Divjaka.

Por gjatë ditëve të fundit ka nisur të publikojë foto nga e shkuara me aktivistë të PS kur ai shkoi për herë të parë në Divjaka.

Mbase në formë falënderimi për bashkëpunimin me ta apo për të çuar mesazhin se gjithë këto vite kanë qene vite punë në Divjakë në fuqizimin e strukturave të PS.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA