Rama surprizon kryeministren Meloni në Emiratet e Bashkuara, ja çfarë i dhuron për ditëlindje (batutat e plota)

15/01/2025 14:28

Kryeministri Edi Rama i bëri një dhuratë kryeministres italiane, Giorgia Meloni dhe të dy filluan të bënin shaka para së të fillonte Sustainable Week.

Rama, i ulur në gjunjë në Adnec Centre të Abu Dhabi-t, iu drejtua Melonit me “Madhëria juaj…” dhe i dorëzoi një dhuratë për ditëlindjen e saj të 48-të.

Kryeministrja e falënderoi Ramën, duke i thënë: “Çfarë personazhi je!”. Një minutë më vonë Rama i vendosi dhuratën Melonit, një shall i madh mëndafshi i bardhë me imazhe të kulturës popullore shqiptare të stampuara në gri dhe të zezë.

“U kërkova gazetarëve që të këndojnë ‘Gëzuar Ditëlindjen’, meqë të pëlqen aq shumë!”, iu drejtua Rama-Melonit dhe më pas ai iu drejtua gazetarëve: “Jeni këtu për t’i kënduar ‘Gëzuar Ditëlindjen’, apo jo?”, me Melonin që më pas iu kthye duke qeshur: “Mos më vendos në siklet”.

Më pas, kryeministrja u ul me ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan bin Ahmed Al Jaber, përballë një piramide me hurma të mbushura. Dhe gazetarët rishqyrtojnë fjalët me humor të Ramës me Giorgia Melonin: «Rivalët e mi? Musk? Modi? Ata vijnë dhe ikin… unë mbetem!».

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA