Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt/ Frika nga gjakmarrja, misionarët e paqes tentojnë zbutjen e konfliktit mes dy familjeve

15/01/2025 20:41

Prej 10 ditësh, familja Hasaj në Postribe të Shkodrës, është e ngujuar nga frika e gjakmarrjes.

Ata nuk mund të ndalin nga banesa për shkak se dy djemtë, Arjoni dhe Klismani, akuzohen për vrasjen e komshiut të tyre, Ramazan Matajt. Kryefamiljari Rrustem Hasaj, tregon se familja 7 anëtarëshe tashmë nuk ka asnjë forcë punëtore dhe as të ardhura.

Shoqata e misionareve të paqes dhe pajtimit të Shqipërisë ka nisur negociatat për rikthimin e komunikimit mes dy familjeve me qëllim zbutjen e gjakmarrjes dhe dhënies fund te ngujimit.

Të ngujuar janë edhe gruaja dhe 4 fëmijët e djalit të madh të familjes, Arjonit, i cili ka marrë përsipër vrasjen. Sipas tij, viktima Ramazan Mataj, kishte lidhje me te motrën duke shkaktuar prishjen e 2 martesave te saj, prandaj ai vendosi ti marre jetën.

Mëngjesin e 5 janarit, ai i ngriti kurth Matajt përmes rrjeteve sociale dhe e vrau duke qëlluar me kallashnikov mbi 20 herë ndaj tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA