Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi një natë më parë në Pallatin me Shigjeta në Tiranë.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha në një lidhje live me emisionin Top Story tha se gruaja ishte dëshmitarja e fundit, e cila nuk arriti ta dallonte autorin, i cili mbante kokore.
“Gruaja ka një fëmijë të mitur dhe nuk njiheshin për probleme të cilat ishin të hapura, kishin dhënë me qira një ambient për palestër dy personave nga Laçi, janë marrë në pyetje nëse kishte një konflikt të mundshëm dhe është konfirmuar se nuk kishte asnjë konflikt, në momentin që ka zbritur për të parkuar ka parë një person i cili ka qëlluar nga pjesa e pasme e automjetit dhe nuk ka mundur të identifikojë personin pasi kishte një kokore.
Pavarësisht kësaj grupi i hetimit ka vetëm një moment kamere sigurie duket motori duke u larguar nga vendi i ngjarjes, për grupin e hetimit që pavarësisht mjegullës është ngjarje e mirëmenduar, jo vetëm se ka ndjekur gjurmët por është një rrugë jo shumë me kamera sigurie, autori ka pasur informacionin e plotë që t’i shmanget çdo kamere sigurie. Nuk ka asnjë konflikt është një biznesmen”, tha Hoxha.
Top Channel