Moyes do rikthehet në bankinën e Everton pas më shume se 10 vitesh.
Moyes drejtoi Evertonin nga viti 2002 deri në 2013 para se të largohej për të marrë drejtimin e Manchester United, pasi vlerësohej nga legjendari Sir Alex Ferguson si pasardhësi i tij i denjë. Por aventura e tij zgjati vetëm 10 muaj.
Ai e drejtoi West Ham-in në dy periudha dhe i udhëhoqi ata drejt titullit të Ligës së Konferencës së Evropës në vitin 2023, por ka qenë i pa punë që nga largimi i tij sezonin e kaluar.
Moyes së fundmi tha se nuk ishte gati të tërhiqej nga futbolli, por nuk donte të drejtonte një ekip që po lufton rënien nga kategoria.
Por duket se Evertoni ka një vend të veçantë në zemrën e tij pasi marrëveshja është në fazat finale pas vetëm një dite negociatash.
Broja do jetë në urdhrat e një emri të njohur të trajnimin në Premier League. Një emër tjetër që përflitej i Jose Mourinhos, por duket se drejtuesit vendosën të punësojnë Moyes.
Top Channel