Sulmet e Elon Musk dhe mbështetësve të tij, njeriut më të pasur të botës dhe njeriut të afërm deri më tani të presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, ndaj qeverisë britanike dhe kreut te saj Sir Kier Stamer, kane vazhduar prej ditësh.
Por konsensusi jo vetëm në Britani, por edhe në Gjermani, dhe së fundmi në Francë, deri më sot ka qenë injoroni dhe mos u përfshini në debat, aq më tepër me njeriun me mjaft influencë si për shkak të pasurisë, por edhe njeriut që ka miqësi shumë të madhe me presidentin e ardhshëm amerikan. Dhe Londra edhe nën sulm ka qenë në pozicion injorues deri më sot. Por kjo ndryshoj të hënën kur Sir Keir Stammer ishte mjaft pasionet ndaj komenteve të Musk, dhe oportunizmit politik të opozitës konservatore, duke i hequr frenat e dorës, nga pozicioni i tij i një ish-juristi.
Prej muajsh ka pasur përplasje dhe sulme nga Musk kundër kreut të qeverisë dhe mos reagimi zyrtar britanike deri diku kishte një lloj logjike politike dhe diplomatike. Kjo pasi ka menduar se kundërpërgjigja ndaj Musk do egërsonte presidentin Trump ndaj mikut të tij dhe mbështetësit më të madh në fushatën elektorale amerikane, i cili pritet të ketë një rol të rëndësishëm në administratën e re amerikane. Qartazi Stamer është i zemëruar me keqinformimin që vjen nga postimet e Elon Musk dhe beson se kjo është e rrezikshme jo vetëm ndaj deputetëve të veçantë britanik, por edhe ndaj demokracisë britanike në një plan më të gjerë. Edhe pse nuk është një fillim viti që kryeministri britanik do donte të ishte, e vërteta është se 10 Downing Street nën sulm ka nxjerr shpatën për 2025-ën.
Mbetet të shihet se si do vazhdoj më tej kjo luftë pa dorashka mes një njeriu mjaft të rëndësishëm të administratës së re amerikane dhe qeverisë së aleatit më të madh historik të Amerikës në Evropë dhe në botë, Britanisë së Madhe, që drejtohen nga dy njerëz me përkatësi të kundërta ideologjike.
Kjo përplasje e hapët mes dy brigjeve të Atlantikut, lë të hapur jo vetëm qëndrimin e presidentit të ri amerikan në raport me njeriun më të pasur në botë, pjesë e administratës së tij, që duket se po merr tërë vëmendjen mediatike botërore, duke sfumuar prezencën e Trumpit, por edhe formatin e marrëdhënieve të ardhshme mes dy aleatëve tradicional, dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në 4 vitet e ardhshme në një botë shumëpolare, me shumë sfida dhe kriza rajonale dhe globale.
Top Channel