FOTO/ Publikohen mesazhet, Icardi nxjerr “zbuluar” momentin kur Wanda Nara e tradhton me ish-shokun e skuadrës: Në shtëpinë time…

27/12/2024 20:23

“Telenovela” Icardi-Wanda duket se nuk ka fund, me ish-çiftin që vazhdojnë të sulmojnë në mënyrë indirekte njëri-tjetrin, teksa ndodhen ende në proces divorci.

Duket se tashmë çdo gjë është rikthyer te zënkat e tyre të para, kur sulmuesi argjentinas kishte dyshime se partnerja e tij po e tradhtonte me ish-shokun e tij të skuadrës te Interi, Keita Balde.

Edhe pse në fillim ishin vetëm dyshime, së fundmi, ish-bashkëshortja e sulmuesit, Simona Gautieri, rrëfeu se Balde ka shkuar vërtet me Wandën.

Një gjë që dukej se vetë Icardi e dinte prej kohësh. Gazetarja e njohur, Vicky Braier, vendosi që të publikonte mesazhet që sulmuesi i Galatasarayit i kishte dërguar Wandës, duke i treguar pamjet e kamerave në momentin kur Balde ishte futur në shtëpinë e tyre.

“Në shtëpinë time! Nuk mund ta besoj! Pse? Zot! Çfarë kam bërë që ta meritoj këtë? Pse?”, shkruhej në disa nga mesazhet që Icardi i kishte dërguar Wandës, teksa e shoqëronte me pamjet filmike të Baldes.

Thashethemet mes tradhtisë së Wandës u përhapën në fillim të vitit 2023, teksa mesazhet e nisura nga Icardi drejt modeles argjentinase ishin në verën e vitit 2022, periudhë që Wanda u lidh për herë të parë me L-Ganten, përpara se të kthehej sërish te futbollisti.

Duket se “lufta” në distancë e tyre i ka vendosur përfundimisht kapakun kësaj lidhje, të cilët të dy janë duke shijuar jetën, teksa presin vendimin përfundimtar të gjykatës për divorcin e tyre.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA