“Aperitivo italiano”/ Grupi i muzikës Jazz&Soul performon në Gjirokastër

16/12/2024 12:28

“APERITIVO ITALIANO” grupi i njohur italian i muzikës Jazz&Soul mblodhi në teatrin e Gjirokastrës shumë artdashës.

Ata realizuan një koncert kushtuar autorëve italianë me disa nga ritmet më të njohura ndërkombëtarisht të kësaj rryme muzikore.

Artistët Marco Rossin saksofonist ,Francesco Clemente, violina e parë  e Orkestrës së Festivalit të Sanremos dhe Alessandro Vuono pianist i ansamblit Bel Canto dhuruan emocione unike në prag të festave  të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

“Jemi në një qytet fantastik. Do ta zbulojmë edhe përtej muzikës me vizita në monumente. Por duket një qytet i mrekullueshëm po aq sa edhe publiku këtë mbrëmje. Na kanë ndjekur me shumë vëmendje dhe kanë marrë pjesë në momente entuziazmi. Kështu që jemi me të vërtetë të befasuar”, tha Alessandro Vuono-pianist.

“Shpresojmë të rikthehemi së shpejti në këtë qytet. Marrëdhënia që kemi me popullin shqiptar është shumë e veçantë. Ne jemi nga Jugu i Italisë dhe marrëdhëniet me shqiptarët kanë qenë të ngushta. Ishte diçka emocionuese të ndjeje dhe shikojë publikun, i cili nën zë na shoqëronte duke kënduar gjatë interpretimit tonë”, deklaroi Francesco Clemente-violinist.

“Faleminderit për mikpritjen, ishte diçka e veçantë  të interpretonim në këtë teatër plot me spektatorë,  dhe që na shoqëruan ngrohtësisht siç dini të prisni ju, dje ishim në Vlorë dhe atje ishte një eksperiencë e bukur dhe e sotmja sot në Gjirokastrës ishte e mrekullueshme”, tha Marco Rossin-saksofonist.

Kombinimi muzikor “Aperitivo Italiano” është mjaft i njohur për notat komplekse, shtrirjen shpirtërore të muzikës dhe magjinë e muzikës që ofrojnë instrumentistët që vijnë nga prespektiva të ndryshme dhe histori unike karriere muzikore në disa kontinente. Grupi ka pasur një radhë koncertesh në qytete të ndryshme të Jugut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA