Inside Story/ Garantonte të drejtat e shqiptarëve në administratë, Maqedonia Veriut shfuqizoi mekanizmin e ‘balancuesit’

11/12/2024 21:20

Shqiptarët janë pakica më e madhe etnike me 24.3% të popullsisë, të ndjekur nga turqit me 3.9%. Por, ligjet e miratuara për të ofrua garanci në respektimin e të drejtave të tyre po shfuqizohen.

‘Deri në vitin 2001 kishte një margjinalizim total të pakicave për shkak se kushtetuta ishte e hartuar në mënyrë të tillë që të kishte maxhorizim të shumicës, kushtetuta konsiderohej gjenerator i krizës që solli edhe një përplasje të tillë’ u shpreh Bujar Osmani, ish-ministër i jashtëm

Mekanizmi i balancuesit që doli nga marrëveshja e Ohrit në vitin 2001, u shfuqizua nga gjykata kushtetuese në tetor të vitit 2024, disa muaj pas rotacionit politik. Iniciativa për shfuqizim u ndërmor nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit me pretendimin se po keqpërdorej. Në fakt, balancuesi ka luajtur rol pozitiv për sigurimin e të drejtave të shqiptarëve që tashmë shihen në rrezik.

‘Deri në vitin 2001 përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet publike dhe shtetërore ishte pothuajse zero për qind. Në ministri, në drejtori, në spitali ku unë punoj zero, gjithsej në administrate kanë qenë 0.2 %’ u shpreh Bujar Osmani, ish-ministër i jashtëm

Marrëveshja e Ohrit, nëpërmjet amendamentit 6 të kushtetutës që garanton përfaqësimin e drejtë dhe nëpërmjet mekanizmave mbrojtës të balancerit ka mundësuar që 20 viteve të tejkalojë 25% të shqiptarëve në institucionet publike dhe shtetërore.

Qeveria e Maqedonisë ka dy zëdhënëse, një shqiptare dhe një maqedonase. Venera Latifi, zëdhënësja shqiptare e qeverisë së Maqedonisë së Veriut thotë se kanë ngritur ekipe ekspertësh për të punuar për ligjin për përfaqësim të drejtë.

‘Ne kemi angazhuar jurist dhe profesorë për ta parë’

Ajo thotë se ky proces ka si qëllim që ta pastrojë ligjin nga problematikat e shfaqura deri më tani, në mënyrë që ai të bëhet i sigurt.

‘Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e vendosur të zgjidhë të të gjitha problematikat që kemi trashëguar nga qeverisja e mëparshme pa marrë parasysh sa kohë apo sa energji do të kërkojë ky proces’

Mekanizmi i “Balancuesit” përcaktonte punësimet në administratë sipas përkatësisë etnike, me qëllim promovimin e barazisë dhe përfaqësimin e drejtë të të gjitha bashkësive në institucionet publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA