E mashtroi në Facebook për disa muaj dhe i mori 9 mijë euro, 35-vjeçari kallëzon gruan nga Pogradeci
11/12/2024 11:07
Policia e Vlorës ka nisur procedimin penal për një 41-vjeçare, e cila dyshohet se nëpërmjet mashtrimit në rrjetet sociale, i ka marrë 9000 euro një 35-vjeçari.
Sipas njoftimit të policisë, thuhet:
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasen M. G., 41 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. R., 35 vjeç, banues në fshatin Kropisht, Selenicë, se kjo shtetase i ka marrë 9000 euro, gjatë muajve të fundit, duke e mashtruar nëpërmjet rrjetit social Facebook.
Top Channel