“Unë kam fituar tre Premier League, ndërsa ai gjashtë”/ Mourinho ironizon Guardiolën: Nuk i dua me 150 akuza nën kurriz

06/12/2024 14:03

Pas disfatës fundjavën e shkuar me Liverpool, Pep Guardiola iu drejtua tifozëve të “Reds-ave” se kishte fituar 6 herë titullin kampion të Premier League, një gjest i çuditshëm ky nga ana e teknikut spanjoll, që më shumë ngjan me diçka që do e bënte vetëm Jose Mourinho.

Katalanasi u ndal te një rënie e mundshme e tij duke e krahasuar me portugezin: “Shpresoj jo në rastin tim… ai ka fituar tre Premier League, unë gjashtë, por jemi të ngjashëm”.

Kjo gjë nuk kaloi pa u komentuar nga Mourinho, ku në përgjigjen e tij nuk i kurseu ironitë.

“Ai më përmendi ditën e djeshme dhe tha që unë kam fituar tre tituj të Premier League, ndërsa ai ka fituar gjashtë. Unë të paktën i fitova me drejtësi dhe pastërti. Nëse kam humbur, dua të përgëzoj kundërshtarin tim sepse ai ishte më i mirë se unë. Nuk dua të fitoj duke u marrë me 150 procese gjyqësore nën kurrizin tim”, tha portugezi, duke cituar akuzat që rëndojnë mbi Manchester Cityn.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA