Presidenti Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol duket se po kalon një nga momentet e tij më të vështira në krye të shtetit korean, kjo pasi shpalli gjendje luftarake dhe më pas e tërhoqi atë, duke sjellë pakënaqësi në popullin korean, teksa opozita propozoi shkarkimin e tij të menjëhershëm nga posti.
Por ai duket se prej kohësh ishte në telashe, kur një video e gruas së tij, Kim Keon Hee shfaqej duke pranuar si dhuratë një çantë nga një pastor koreano-amerikan, me një video që filloi të qarkullonte vitin e kaluar.
Zonja e parë pretendohej se kishte thyer rregullat për dhuratat, të dizajnuara për të mbrojtur kundër korrupsionit, por përgjigja e Yoon e futi qeverinë e tij në një krizë të plotë.
Ai e quajti videon, të kapur nga një kamerë spiune, një marifet që synonte të dëmtonte partinë e tij përpara zgjedhjeve kryesore legjislative dhe tha se gruaja e tij ishte thjesht shumë e këndshme për të refuzuar me zemër të ftohtë 3 milion dollarët e fituar nga çanta Dior.
Partia e tij pësoi humbje masive në ato zgjedhje në prill dhe ndërsa shqetësimi vazhdoi të rritej, muajin e kaluar Yoon më në fund kërkoi falje në emër të gruas së tij, një vit të plotë pasi shpërtheu për herë të parë skandali.
Por Yoon përjashtoi lejimin e një hetimi mbi incidentin dhe zemërimi publik vetëm sa është intensifikuar që atëherë.
Top Channel