Chiung Yao, novelistja më e njohur në gjuhën kineze, njoftohet se ka vdekur në dukje nga vetëvrasja.
Trupi i 86-vjeçares ishte gjetur sot në shtëpinë e saj në New Taipei ne Taivan ku banonte, ndërsa shërbimet e emergjencës thanë se ngjarja dukej si një vetëvrasje.
Chiung Yao kishte nisur të shkruante që 18 vjeçe dhe ka publikuar më shumë se 60 romane, shumë prej të cilave janë kthyer në filma e seriale që mbahen mend prej dekadash në Kinë.
Romancierja ishte gjithashtu skenariste e producente e filmave ku kanë nisur karrierën aktorë të famshëm vendas.
Një postim i saj në rrjetin Facebook shkruante të mërkurën: “Lamtumirë të dashurit e mi, jam me fat që ju kam njohur në këtë jetë”. Nuk është e qartë nëse postimi është publikuar para apo pas gjetjes së trupit të të ndjerës.
Arsyet dhe menyra e vetëvrasjes nuk njihen.
Prej disa dekadash shkrimtarja nuk ishte më aktive dhe herën e fundit që ishte në media ajo përmendej për një konflikt me fëmijët e burrit të saj ,mbi mënyrën e trajtimit të sëmundjeve të tij.
Chiung Yao ka jetuar në Kinë shumicën e jetës por ishte vendosur bashkë me familjen në Taivan gjatë luftës Sino-Japoneze.
Ajo kreditohet për nisjen e karrierës se yllit kinez të ekranit Fan Bingbing, ashtu si dhe aktorëve të tjerë si Ruby Lin e Zhao Wei, shkruan rrjeti BBC.
Top Channel