Video/ Pamje të rënda, tiktok-erja përplas për vdekje 59-vjeçarin ndërkohë që ishte live në rrjetet sociale 24/12 22:02
331 deputetë votuan pro mocionit të mosbesimit të paraqitur nga Fronti i Ri Popullor kundër qeverisë së Michel Barnier.
Numri më i madh se sa kërkohet shumica absolute. Si rezultat, qeveria rrëzohet dhe projektligji për financimin e sigurimeve shoqërore për vitin 2025 hidhet poshtë.
Është hera e parë që një qeveri në Francë rrëzohet për shkak të një mocioni për shkarkim që nga viti 1962 dhe sigurisht një humbje e madhe politike për presidentin francez Emmanuel Macron.
Top Channel