U rrëzua aksidentalisht pranë banesës dhe humbi jetën, Shkëlqim Hajdari për mikun e tij Arben Tafaj: Sot e kishim lënë të takoheshim për drekë, por…

03/12/2024 13:08

Ndarja papritur nga jeta e politikanit dhe drejtuesit të shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj ka shokuar edhe miqtë e tij të afërt.

Shkëlqim Hajdari shkruan në rrjetet sociale se sot e kishte lënë të takohej për drekë me Benin, siç i drejtohej ai.

Tafaj u rrëzua aksidentalisht nga një lartësi prej 10 metrash pranë banesës së tij pas mesnatës dhe ndërroi jetë në spital.

Ai është paraqitur në urgjencën e spitalit të Traumës pa ndjenja dhe për shkak të plagëve të rënda nuk ia doli.

Statusi i Shkëlqim Hajdarit:

Arben Tafaj, vllai, miku, shoku, ka ndërruar jetë papritur!

E di se ky lajm do hidheroj shume njerez ne Tirone, por dhe në të gjithë Shqiperine.

Një jetë bashkë i miri Ben, në çdo gezim e hidherim familjar, shoqeror, ne cdo ngjarje qe lidhej me Tironën tonë të dashur.

Nuk kam fjalë….., sot e kishim lene për tu taku për dreke, por….Zotit nuk i dilet para……!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA