Ditën Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuar, e cila duhet të shërbejë si një ditë ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi për të drejta të barabarta, e kujtoi vetëm kjo kategori e cila edhe një herë shprehu kërkesat dhe ankesat e saj për kushtet në të cilat jeton e trajtohet.
Në Elbasan një përfaqësi e personave tetra dhe paraplegjikë bënë me dije ankesat e tyre.
Aftësia e Kufizuar ka një dimension shumë të gjerë e po ashtu janë edhe specifikat e problematikave e tyre. Nëse për trajtimin e fëmijëve është bërë diçka, asnjë nuk është bërë për stadin tjetër të jetës. Një fëmijë 15 vjeçar me aftësi ndryshe gjendet pa asnjë shërbim apo mbështetje.
Gjithëpërfshirja dhe integrimi i Personave me aftësi ndryshe vijon të mbetet sfidë e realitetit shqiptar dhe jo vetëm. Më shumë mbështetje ekonomike, sociale dhe psikologjike duhet të ishte kryefjala e ditës së sotme dhe e çdo dite të vitit ndaj atyre që kanë më shumë nevojë.
Top Channel