
Shifrat/ Bizneset shqiptare ‘sytë’ nga tregtia dhe akomodimi! Cila është mënyra më e mirë për të përfituar më shumë të ardhura?
23/02 21:15
Sipas Kryeministrit Edi Rama, rreth 51 mijë pensionistë kanë tërhequr bonusin e fundvitit.
“51,357 pensionistë në të gjithë vendin kanë tërhequr bonusin e fundvitit. Në ditët në vijim i gjithë fondi prej 100 milionë Eurosh do t’u shpërndahet 724,933 pensionistëve, ku falë rritjes ekonomike 511,173 pensionistë do të marrin trefishin e një viti më parë dhe 213,760 pensionistë do të marrin dyfishin e një viti më parë. Dhe si në asnjë vit më parë, pensionistët vitin e ardhshëm do të marrin dy bonuse, në pranverë dhe dimër”, ka shkruar Rama.
Top Channel