Manifaktura kërkon lehtësi/ Eksportet bien 17 për qind, gjashtë masa kërkohen në paketën fiskale 2027

07/09/2026 15:24

Pas kërkesave të vazhdueshme drejtuar qeverisë si pasojë e humbjeve të krijuara nga kursi i këmbimit dhe paketave të cilave i konsiderojnë jo të duhura, shoqata e manifakturës i është drejtuar qeverisë me një sërë kërkesash të reja.

Rritja e kostove të punës dhe prodhimit, mungesa e fuqisë punëtore por më kryesorja zhvillimet e kursit të këmbimit i kanë nxitur eksportuesit t’i paraqesin institucioneve gjashtë kërkesa prioritare për t’u përfshirë në Paketën Fiskale 2027.

Në kërkesën drejtuar ministrit të Financave dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit për dijeni, Shoqata argumenton se industria prodhuese po kalon një periudhë të vështirë ndërsa kërkon 6 pika kryesore lehtësuese.

-Përllogaritja e tatimit mbi të ardhurat nga paga të nisë mbi nivelin e pagës minimale dhe që ky prag të ndryshojë automatikisht sa herë ndryshon paga minimale;

-Kompensimin e pjesshëm të kontributeve të sigurimeve shoqërore që paguan punëdhënësi për sektorët prodhues me intensitet të lartë punësimi;

-Rritja e normës së amortizimit fiskal nga 20% në 40%,

-Rishikimi i tarifave doganore për lëndët e para.

-Pjesa e fitimit të kompanisë që riinvestohet në aktivitetin prodhues të përjashtohet nga tatim-fitimi;

– Krijimi i një skeme të posaçme grantesh për teknologjinë dhe automatizimin.

Sipas shoqatës këto kërkesa vijnë në përputhje dhe me procesin e integrimit të cilat do t’u kërkojnë plotësimin e kriteret dhe përshtatjen me standardet.

Pas pandemisë eksportuesit regjistruan rënie të ndjeshëm të vlerës së eksportuesve si pasojë e rënies së kontratave të porosive dhe humbjeve të shkaktuar në kursin e këmbimit. Vetëm në 2 vitet e fundit humbja në vlerë regjistrohet në më shumë se 17% apo rreth 145 mld lekë mallra më pak të eksportuara.

90% e kësaj rënie vjen më shumë nga sektori i manifakturës dhe materialet e ndërtimit të cilat përkatësisht në vlerë kanë humbur 22.4 mld lekë dhe 34.7 mld lekë.

Top Channel